Elseid Hysaj kundër Ermal Krasniqit!
Ndeshjet e darkës në Ligën e Konferencës dhurojnë sot një duel mes shqiptarësh.
Elseid Hysaj është titullar në radhët e Lacios e cila pret në fushën e saj CFR Kluzh rumun, ku luan Ermal Krasniqi.
Kjo do të jetë padyshim një sfidë për t’u shijuar në orën 21:00, teksa në fushë zbresin edhe ekipe të tjera që kanë një rast të artë të lënë shenjë në arenën ndërkombëtare falë këtij turneu që favorizon deri diku skuadra e vogla.