Skënderbeu mori një pikë të rëndësishme kundër Dinamos në Kategorinë e Parë, ku është në garë për t’u rikthyer sërish në elitë.
Hektor Idrizaj ka thënë se dëshira në klub është e madhe për t’ju rikthyer edhe një herë epokës së lavdishme të skuadrës korçare.
Një kohë që sipas tij do të vijë shumë shpejt.
Sa i përket trajnerit më të mirë me të cilin ka punuar, Idrizaj veçon Ilir Dajën, puna e të cilit ka lënë një përshtypje mjaft të mirë te lojtari.
“I gjithë opinioni i qytetit të Korçës mezi po e pret rikthimin e atij Skënderbeu të lavdishëm.
Ngjasat janë që do të kthehet shumë shpejt.
Nuk kam ndonjë informacion të detajuar, por shpresa vd.es e fundit. Me disa llogari të thjeshta, me sa mbaj mend, edhe shumë pak kohë i ka mbetur Skënderbeut nga dënimi që ka. Kështu që besoj se do të rikthehet shumë shpejt edhe më i fortë seç ka qenë.
E rëndësishme është dëshira që shoh në klub, që nga drejtuesit, që nga stafi, që nga njerëzit që e rrethojnë klubin, duan të kthehen sa më shpejt atje ku kanë qenë.
Trajneri më i mirë? Është një listë e gjatë trajnerësh, por do të veçoja Ilir Dajën.
Nuk është nga këta njerëzit pompozë nëpër media, por nëpërmjet punës e ka treguar se çfarë niveli ka.
Është një trajner shumë kërkues dhe do një fokus të jashtëzakonshëm të përditshëm.
Duke punuar me të e kupton futbollin më thjeshtë”, ka thënë Hektor Idrizaj.