Manchester City rihapi tërësisht garën për titullin e Premier League teksa mposhti në Emirates Stadium, Arsenalin duke fituar me rezultatin 1-3.
The Citizens, barazuan me pikë në krye të klasifikimit topçinjtë që nga ana tjetër kanë edhe një ndeshje më pak në kalendar.
Një nga më të mirët e ndeshjes për të besuarit e trajnerit Pep Guardiola ishte Jack Grealish me sulmuesin që shënoi në minutën e 72-të.
Një gol me peshë për skuadrën e Cityt duke qenë se në atë moment u rikthyen në avantazh dhe në fund realizuan edhe të tretin.
Kështu, Grealish konfirmoi formën e mirë që po kalon së fundmi teksa sipas Opta, tashmë City është e varur nga loja e 27-vjeçarit.
Sipas Opta, Manchester City fiton në 82% të rasteve kur Grealish është në fushë duke koleksionuar 14 triumfe, 1 barazim dhe 2 humbje.
Nga ana tjetër, në momentin që Grealish nuk është në fushë, City fiton vetëm në 33% ta rasteve duke koleksionuar 2, fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.