Cluj nga Rumania, plotë 75 minuta me një lojtar më shumë dhe nuk e ka shfrytëzuar ndaj Lazio-s në Romë.
Lazio ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj CFR Cluj, në takimin e parë të tetës së finales së Conference League.
Futbollisti nga Kosova, Ermal Krasniqi, u paraqit titullar për Cluj-n sikurse edhe Elseid Hysaj për Lazion.
Hysaj u ndëshkua me karton në verdhë në minutën e 49-të dhe në të 60-tën u zëvendësua.
Immobile është autor i golit të fitores në fund të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 45+4.
Futbollisti Patric në minutën e 15-të ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Krasniqit, duke lënë me një lojtar me pak Lazion.