Jude Bellingham e ka përshkruar si nder të madh të qenit kapiten i Borussia Dortmund në ndeshjen e Champions League kundër Chelseas.
Bellingham ka katër gola dhe një asistim për Dortmundin në Champions League këtë sezon, dhe kjo formë e shoqëruar me pjekurinë e tij e ka shtyrë atë drejt përgjegjësisë që i besoi Edin Terzic të mërkurën.
“Mendoj se vjen krejt natyrshëm, por për mua është ndoshta nderi më i madh i karrierës sime deri më tani, të jem kapiten i këtij klubi futbolli", ka thënë anglezi.
Bellingham aktualisht është golashënuesi më i mirë në mesin e mesfushorëve nën njëzet e një vjeç nga pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon, ku ai ka dhjetë gola të realizuar.