Rikthehet përsëri në futboll!
Erik Tohir, ish-presidenti i Interit që ia shiti aksionet e tij grupit “Suning” në 2016-ën, është rikthyer të ketë përsëri lidhje me futbollin, por këtë herë në vendlindjen e tij.
Si një nga figurat më të fuqishme të Indonezisë, me më shumë ndikim në vendimmarrje dhe politikë si ministër i punëve të shtetit, Tohir është zgjedhur edhe presidenti i federatës së futbollit në shtetin aziatik.
Mandati i ish-presidentit zikaltër është katërvjeçar dhe do të skadojë në 2027-ën, ndërkohë që gjatë kësaj kohe dhe nën monitorimin e manjatit të medias, Indonezia do të presë edhe Kupën e Botës U-20, që do të zhvillohet në maj të këtij viti.