Pas disfatës me Manchester City, Arteta po mendon edhe për të ardhmen, merkaton e verës.
Trajneri spanjoll u ka bërë me dije drejtuesve se pret përforcime dhe objektivi i i trajnerit për mesfushën është Martin Zubimendi.
24-vjeçari i Real Sociedad është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bask, ndërsa po luan sezon e pestë në La Liga.
Zubimendi ka një vlerë rreth 45 milionë euro në treg dhe ka kontratë deri në vitin 2027.