Nedim Bajrami po fiton pak nga pak vendin e titullarit te Sasuolo.
Futbollisti shqiptar pritet të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Napolit mbrëmjen e sotme.
Trajneri i Sasuolos ka pranuar dje në konferencën për shtyp se Bajrami mund të jetë zëvendësuesi i Berardit të dëmtuar.
Pavarësisht se ky i fundit luan në rolin e sulmuesit të krahut, Dionisi shprehet se lojtari shqiptar mund të përshtatet në një pozicion të tillë.
“Ka cilësi të ndryshme, e ka luajtur mirë rolin.
Bajrami mund të jetë zëvendës i Berardit nëse nuk është Berardi…
Duhet të stërvitemi sot, të vlerësojmë sot dhe nesër”, ka thënë Dionisi.