Në Barcelonë shpresojnë!
Barcelona vazhdon të ndjekë me interes mesfushorin e Manchester City, İlkay Gündogan.
Sipas gazetës katalanasve, “Mundo Deportivo”, drejtori i Barcelonës, Mateu Alemani, ka pasur një takim në Barcelonë me agjentin e mesfushorit gjerman, që njëkohësisht është dhe agjenti i mbrojtësit të Barçës, Andreas Kristensen.
Alemani ka thënë se gjithçka ishte kafe kortezie, por mediat në Spanjë besojnë se prapa kuintave po gatuhet diçka më shumë.