Tajneri i Cluj, Dan Petresku, nuk e sheh të arsyeshme t`i qortojë futbollistët e tij pas humbjes nga Lazio në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Conference League.
Cluj ku luan edhe kosovari Ermal Krasniqi u mposht me rezultat 1-0, ani se italianët ishin në fushë me dhjetë lojtarë pasi një nga futbollistët doli me karton të kuq pikërisht për një ndërhyerje ndaj Krasniqit.
“Ka një ndryshim të konsiderueshëm në vlerë mes nesh dhe Lacios.
Edhe me nëntë lojtarë në vend të dhjetë, rezultati përfundimtar ndoshta nuk do të kishte ndryshuar.
Lazio është një ekip shumë i fortë dhe Immobile, vit pas viti, vazhdon të tregojë vlerën e tij", ka thënë ai.
"Nuk kam çfarë t'i qortoj lojtarët e mi, dy skuadrat në fushë kanë vlera krejtësisht të ndryshme ekonomike dhe teknike”.