Napoli synon fitore sot edhe ndaj Sassuolos

Futboll

Napoli synon fitore sot edhe ndaj Sassuolos

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Napoli vs Sassulo

Napoli do ta kërkojë sot fitoren e shtatë me radhë në kampionatin italian, ku zhvillon ndeshje si mysafirë ndaj Sassuolos.

Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Città del Tricolore” do të jetë nikoqir i përballjes mes Sassuolos dhe Napolit, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Sassuolo barazoi 2:2 me Udinesen, kurse Napoli e mposhti 3:0 skuadrën e Cremoneses.

Momentalisht, Napoli është lider i Serie A me 59 pikë të arkëtuara, krahas Sassuolos që renditet në vendin e 15 në kuotën e 24 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sassuolon pritet të mungojnë Toljan dhe Muldur, kurse te Napoli nuk do të paraqitet vetëm Raspadori.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Sassuolo (4-3-3): Consigli; Zortea, Erlic, Tressoldi, Marchizza; Frattesi, Obiang, Henrique; Berardi, Defrel, Lauriente

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Oliveira; Anguissa, Lobotka, Ndombele; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat