Klubet e Premier League i vështirësojnë punën Maldinit!
Giannis Konstantelias, mesfushori sulmues që luan për PAOK-un e Selanikut, është duke u vëzhguar me shumë interes nga Maldini e Milan.
Sipas raportimeve të medieve italiane “kuqezinjtë” janë gati të ofrojnë 10 milionë euro me Maldinin, i cili tashmë ka pasur kontakte me drejtorin e klubit grek, i cili kërkon 15-20 milionë.
Megjithatë interes për talentin 20-vjeçar kanë shfaqur edhe Salzburg e Sevilla, ndërsa së fundmi theksohet se ka edhe Premier League që e kanë pikasur talentin, dhe në një situatë të tillë “Djalli” duhet të nxitojë për të bindur grekët, që të sigurojë kartonin e mesfushorit, pasi gara sa po vjen e po vështirësohet.