Xavi Hernandez e ka shijuar ndeshjen me Manchester Utd, por edhe i dhemb për të paktën një penallti të munguar për Barcelonën e tij, e cila mund t’i kishte thjeshtuar gjërat për katalanasit në “Old Trafford”.
“Ishte një ndeshje shumë e barabartë.
Kemi luajtur kundër një skuadre të madhe, shumë punëtore dhe fizike, e cila di të rivalizojë shumë mirë.
Kishim ndjesinë se mund ta kishim shënuar edhe golin e fitores.
Por kualifikimi do të vendoset në ‘Old Trafford’.
Në Manchester do të shkojmë për të provuar të kualifikohemi”, ishin fjalët e para të trajnerit të Barcelonës, i cili u ndal sërish te cilësitë e kundërshtarit anglez: “Ata bëjnë shumë mirë presion, fitojnë shumë duele në aspektin fizik.
Ne na kushtoi humbjen e disa topave, por në fund bëmë mirë.
Presingun pas humbjes së topit e bëmë mirë, por Junajtid ka lojtarë të mëdhenj, të cilët bëjnë zgjedhjet e duhura”.
Në lidhje me dëmtimin e Pedrit, ai konfirmoi: “Pedri ka vënë re një shqetësim në kuadriceps”.
Dhe në fund situatat e prodhuara nga moviola, ku Barcelona pretendoi dy penallti dhe sollën protestat e ashpra të trajnerit tek arbitri, për një prekje të topit me dorë, e cila u gjykua afër.
Xavi thotë se është i zemëruar, ashtu siç është edhe vetë ai, dhe nuk e fsheh: “Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur zemërimin e futbollistëve.
Unë gjithashtu isha i zemëruar dhe e tregova këtë.
Ende jam.
Penalltia për mua ishte shumë e qartë. Shkova t’i them arbitrit pikërisht këtë.
Është mendimi im. Nuk do të ndryshojë sigurisht asgjë. Ai thotë se dora ishte pranë trupit, por për mua nuk ishte.
Është një penallti e pastër. Ne luajtëm për ta fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe të qartë deri në fund.
Është për të ardhur keq. Dhamë gjithçka. Ishte një lojë e nivelit europian. Reagimi i Rafinjës pas zëvendësimit?
E bëj për të mirën e skuadrës. Është gjithçka në rregull. Më pas erdhi për të na kërkuar falje, por nuk ka përse e bën”.