Boshnjakët mbeten të hutuar me 18 nëntor (e mërkurë) të vitit 1987, kur Prishtina e gjunjëzoi Velezhin e Mostarit në kuadër të çerekfinales siç quhej atëkohë Kupa “Marshall Tito” në futboll.
Të dy ekipet garonin në ligën e parë të ish Jugosllavisë, Velezhi si i favorizuar por prishtinasit me zemër të madhe e lanë të shtangur Mostarin.
Në minutën e 4-të, Zoran Batroviq, me mjeshtrin e tij parabolloi portierin Petranoviq, 0:1.
Vendasit u kundërpërgjigjen shpejt pikërisht në minutën e 5-të dhe barazuan me golin e Juriqit.
Në minutën e 77-të, Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, pason deri të Vlladisllav Gjukiq dhe ky e gjen Mensur Nexhipin e shpejt, i cili godet bukur duke ia siguruar fitoren (1:2) prishtinasve.
Goli i Nexhipit heshti Mostarin.
Në ndeshjen e kthimit që u luajt në mars të vitit 1988, Prishtina u nda baras (0:0) dhe u kualifikua në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale ka qenë e pafat, pasi në Prishtinë ka luajtur baras (1:1, shënues Kujtim Shala) me Borcin e Banjallukës (anëtar i ligës së dytë, Grupi i Perëndimit) dhe në ndeshjen e kthimit në Banjallukë po ashtu baras (0:0).
Borci me penallti fitoi me rezultat 4:1 dhe shkoi në finale.
Me 18 nëntor, 1987, Velezhi – Prishtina 1:2
Stadiumi në Mostar.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar. Anton Shumiq (Zagreb), ndihmës Stjepan Gllavina (Klis) e Davior Zekan (Split).
Shënues: Batroviq (4') - 0:1; Juriq (5') 1:1 dhe Nexhipi (77') 1:2.
Velezhi: Petranoviq 6, Haxhiabdiq 6, Shishiq 6, Përskallo 5, Gjuranoviq 6, Jedvaj 6, Kajtaz 5, Kallajqiq 5 (Gudel), Juriq 6 (Kodro), Karabeg 5 dhe Popoviq 5.
Prishtina: Zoran Lemajiq 8, Gani Llapashtica 7, Isa Sadriu 7, Sahit Kelmendi 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 7 (Muharrem Sahiti), Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Fadil Muriqi 7 dhe Abdyl Bellopoja 7.