Rinovim tek Aston Villa.
Klubi nga Birmingemi ka zgjatur kontratën me Tyrone Mings.
Aktualja i përfundonte në vitin 2024.
Qendërmbrojtësi i kombëtares angleze, ka firmosur një kontratë afatgjatë.
Mings është pjesë e Aston Villa prej vitit 2019 dhe numëron rreth 150 ndeshje me skuadrën e Premier League.
29-vjeçari ndihmoi Aston Villa të rikthehej në elitën e futbollit anglez në vitin e parë, ndërkohë që është rikthyer në liderin e prapavijës.
Mings debutoi me kombëtaren e Anglisë në tetorin e vitit 2019. Deri tani ka veshur 17 herë fanellën e “Tre Luanëve”.