Interi nuk dorëzohen për titullin

Futboll

Interi nuk dorëzohen për titullin

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:00
FC Interi

Edhe pse Napoli është 15 pikë larg, tek Interi besojnë ende në fitimin e Serie A.

Skuadra e Spallettit po “fluturon”, por Henrikh Mkhitaryan nuk është dorëzuar akoma.

Në prononcimin për shtypin përpara takimit shtëpiak ndaj Udineses, mesfushori armen u ndal te gara për titullin kampion në Itali.

“Ka ende shumë ndeshje deri në fund: gjithçka është e mundur.

Do të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit. 

Duhet të mos humbasim më pikë.

Kritikët e parë jemi ne vetë. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë, rëndësi ka se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”, u shpreh 34-vjeçari armen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat