Erik ten Hag për herë të parë e pranon se Man United mund jetë kandidat për titullin e Premier Leagues

Futboll

Erik ten Hag për herë të parë e pranon se Man United mund jetë kandidat për titullin e Premier Leagues

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:32
Erik ten Hag

Erik ten Hag ka pranuar për herë të parë se Manchester United mund të dalë si pretendent për titull në Premier League këtë sezon.

Që kur Ten Hag mbërriti për herë të parë në “Old Trafford” nëntë muaj më parë, holandezi e ka bërë top-katërshen objektivin real për sezonin e tij të parë si trajner i United.

Por dy klubet më të mira, Manchester City dhe Arsenal, vetëm pesë pikë përpara Unitedit që i afrohet të tretës së fundit të sezonit, Ten Hag thotë se ekipi i tij duhet të sigurohet që ata të jenë ende në garë në prill.

United që do të përballet me Leicester Cityn në “Old Trafford” të dielën, nuk ka qenë kampion i Premierligës që kur Sir Alex Ferguson u tërhoq një dekadë më parë.

I pyetur nëse ai mendon se titulli është për t’u rrëmbyer këtë sezon, Ten Hag tha: “Ajo që duhet të bëjmë është të jemi në pozicionin e duhur në prill, kështu që mendimi ynë mund të jetë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Ne gjithmonë duhet të jemi më mirë se ndeshja e mëparshme dhe të mendojmë lojë për lojë – kjo është energjia dhe fokusi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat