Inzaghi: Duam hakmarrje

Futboll

Inzaghi: Duam hakmarrje

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:38
Inzaghi

Pas barazimit pa gola kundër Sampdorias në transfertë, Interi pret në shtëpi Udinesen në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.

Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme për zikaltrit, ka dalë në konferencë për shtyp tekniku Simone Inzaghi.

“Do të jetë një përballje e vështirë kundër një kundërshtari me shumë vlera në fushën e lojës.

Kemi një dëshirë për hakmarrje sepse në ndeshjen e parë ndaj tyre, u mposhtëm me shifrat 3-1. D

uhet të mendojmë për të luajtur një lojë të shkëlqyer në mënyrë që të marrim tre pikët.

Në Xhenova fati nuk ishte me ne, duhej të ishim më të saktë para portës.

Diçka e mirë në atë ndeshje ishte që e mbajtëm portën e paprekur, për këtë pati meritë e gjithë skuadra.

Barella-s nuk i intereson shumë kauza, ai ka një dëshirë të madhe për të fituar.

Është normale që ai mund të nervozohet herë pas here, por ne e dimë se çfarë djali është ai.

Kam besim të madh tek ai”, deklaroi Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat