Makedonija GP ka bërë të ditur se një nga talentet e tyre më të mëdhenj, 16-vjeçari Altin Aliji, ka nënshkruar kontratë profesionale katërvjeçare.
Aliji është golashënuesi më i mirë në ligën e kadetëve me 14 gola dhe një nga lojtarët e rinj më të mirë në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet fjalë për një sulmues 16-vjeçar, i cili tashmë ka debutuar me ekipin e parë në përgatitjet në Kroaci dhe në Turqi, ku ka shënuar një gol.
Aktualisht është pjesë e ekipit U-17, ku ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol.