Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së 23-të të Serie A.
Napolitanët importuan tre pikë domethënëse dhe po marshojnë drejt titullit në Itali.
Futbollisti Kvaratskhelia pothuajse nga gjysma e fushës, kalon lojtarët dhe nga rreth 16 metra shënon gol në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dëshmuar lojë shumë të mirë.
Ai ka asistuar në minutën e 33-të për Osimhen, i cili nga këndi i vdekur ka shënuar për 0:2.
Nedim Bajrami u paraqit standard për Sassuolon por zhgënjyen tifozët e tyre.
Bajrami u zëvendësua në minutën e 79-të.
Napoli kryeson me 62 pikë, ka 18 më shumë se Interi në vend të dytë dhe Sassuolo renditet në pozitën e 15-të me 24.