Viktor Osimhen është shndërruar në një “Përbindësh” te Napoli i Luçiano Spaletit.
Sulmuesi nigerian, nuk ka të ndalur teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të në duelin ndaj Sasuolos, duke thelluar fitoren në 0:2, pas asistim të Amir Rrahmanit.
Osimhen është bërë kështu lojtari i parë i Napolit që mund të shënojë në 7 ndeshje radhazi në Serinë A, që nga sezoni 1994/1995.
Një ecuri e frikshme kjo e bomberi afrikan, që shoqërohet padyshim me sukseset e napolitanëve.
Me këtë statistika, vlera e kartonit të nigerianit, mund të arrijë shifra stratosferike.