Sulmuesi anglez i AS Roma, Tammy Abraham duket se do të rikthehet sërish në Premier League.
Ish-futbollisti i Chelseas, sipas ’90 min’, kërkohet nga Aston Villa, skuadër kjo e njohur në ishull.
Abraham iu bashkua Romës në vitin 2021 nga Chelsea, dhe verën që vjen lojtarin sëish mund ta shohim në ligën më të fortë evropiane, Premier League.
Roma e vlerëson anglezin 40 milionë funte dhe mbetet të shihet nëse Aston Villa është gati të paguajë çmimin e kërkuar.