Vendoset se ku do të luhet ndeshja me Poloninë

Futboll

Vendoset se ku do të luhet ndeshja me Poloninë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:48
Stadiumi “PGE Narodowy“

Dilema për stadiumin ku do të nisin edhe kualifikueset e Europianit 2024 për Shqipërinë kanë marrë fund.

Sfida e planifikuar për në 27 mars do të zërë vend në “PGE Narodowy“.

Pikërisht stadiumi që shërben si shtëpia e Kombëtares së Polonisë.

Stadiumi është mbyllur që në muajin nëntor për shkak të një problemi të shfaqur në strehën e çeliktë, por duket se riparimi do të përfundojë në kohë për përballjen me Shqipërinë.

Ministri i Sportit ngriti pikëpyetje të mëdha me deklaratën e tij të pak ditëve më parë, teksa u shprehe se ishte i bindur se impianti nuk do të ishte gati për përballjen me kuqezinjtë.

Ndërkohë në media u përfol se pala shqiptar ishte përgatitur për të luajtur ndeshjen pikërisht në Varshavë.

“Sportowe Fakty“ mëson se Federata Polake e Futbollit ka dorëzuar në UEFA vendimin për të luajtur sfidën me Shqipërinë në “PGE Narodowy“ dhe tashmë është çështje ditësh për të ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e organizimit më të lartë të futbollit në Europë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat