Pavarësisht anke save të fundit të tra jnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për vendimet e VAR-it, “Topçinjtë” do të kishin 3 pikë më pak sesa Manchester City në klasifikimin e Premier Ligës në rast se teknologjia nuk do të ishte përdorur këtë sezon.
Renditja aktuale e Premier Ligës pa vendimet e VAR-it do të bënte gjithashtu që Liverpuli të kishte 5 pikë më pak në renditje, ndërsa Newcastle do të renditej në vendin e gjashtë.
Premier Liga i kërkoi ndjesë Arsenalit për gabimin e VAR-it te goli i Ivan Tonejt, i cili barazoi rezultatin 1-1 për Brentfordin dhe ai duhej anuluar për një pozicion jashtë loje.
Por londinezët këtë sezon janë neutralë ndaj VAR-it, sepse do të kishin të njëjtën kuotë pikësh sa kanë realisht në renditje, 51.
Ndërkohë që në rast se VARi nuk do të kishte vendosur në ndeshjet e Sitit këtë sezon, atëherë kampionët do të kishin 54 pikë, pra 3 më shumë.
Bëhet fjalë për ndeshjen me Newcastle , të cilët ata do t’i kishin mundur në gusht dhe jo të barazonin 3-3, pasi goli i Migel Almironit nuk duhej që të kishte qëndruar (u vlerësua pozicion jashtë loje nga anësori dhe më pas u quajt nga VAR-i) dhe barazuar me Liverpulin në tetor, ndërsa goli i Fodenit nuk do të ishte anuluar për një faull në aksionin e golit.
Por klasifikimi do të kishte ndryshime të tjera.
Newcastle do të zbriste dy vende më poshtë dhe vendi i katërt do të mbahej nga Brajtoni.
Ndërsa pavarësisht formës së dobët të treguar këtë sezon, Liverpuli ka përfituar më shumë se çdo klub tjetër nga VAR-i, pasi do të kishte 5 pikë më pak pa të.