Ballafaqimi mes Aston Villës dhe Arsenalit është i vlefshëm për javën e 24-të në Premierligë.
“Topçinjtë” kërkon me ngulm këndelljen pas tri ndeshjeve pa fitore (dy humbje, një barazim).
Së fundmi, Arsenali u mund nga Manchester City dhe humbi pikërisht nga ta lidershipin në tabelë.
Granit Xhaka paraqitet nga minuta e parë.
Në anën tjetër, Aston Villa gjendet në vendin e 11-të në tabelë, pa ndonjë objektiv aktualisht.