Kalimi i Antonio Rudiger si një transferim i lirë nga Çellsi u pa si një pjesë e shkëlqyer e marrëveshjes nga Real Madridi.
29-vjeçari zvhilloi një sezon të mirë në Premier Ligë dhe ishte konsideruar si një nga qendërmbrojtësit kryesorë në Angli.
Lëvizja e tij në kryeqytetin spanjoll ka qenë mikse, por gjermani nuk ka arritur në nivelin që tregoi te Blutë.
Karlo Ançeloti thuhet se tashmë ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e tij, pavarësisht se lojtari ka qenë në klub vetëm që nga korriku.
Me Eder Militao dhe David Alaba tashmë në skuadrën e ekipit të parë, dhe Nacho Fernandez në gjendje të sigurojë mbulim adekuat, Real Madridi mund të tentojë të shesë Rudigerin pas vetëm një sezoni dhe ai mund të jetë i vendosur për një rikthim në Premier Ligën.
“Fichajes” raporton se Tottenhami po shikon një lëvizje për gjermanin, gjë që do ta bënte atë të bashkëpunonte sërish me Antonio Konten, i cili e transferoi atë te Çellsi në vitin 2017.
Sistemi i Totenhamit, mund t’i përshtatet më shumë Rudigerit, pasi ai ka pasur një përvojë të mjaftueshme duke luajtur në një formacion me tre mbrojtës ndërsa ishte në Çellsi.
Ançelotti përdorë skemën 4-3-3 në Real Madrid, i cili duket se nuk i përshtatet gjermanit.