Valmir Nafiu, i cili para disa ditëve edhe zyrtarisht iu bashkua skuadrës sllovake të Kosice në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të katërt me skuadrën e tij të re, duke shënuar “het-trik” në ndeshjen gjenerale përballë skuadrës së Spisská Nova Ves.
Nafiu shkëlqeu në këtë ndeshje, në të cilën Koshice shënoi fitore 6:0.
Nafiu luajti titullarë në këtë ndeshje, duke realizuar një gol gjatë 45 minutëshit të parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një futbollistë mjaft cilësor, i cili nuhat mirë golin.
Me këtë “tripletë”, Nafiu vetëm se ka dhënë sinjalin tek trajneri Anton Soltis, i cili mund të llogarisë në shërbimet e shqiptarit që në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që Koshice do ta zhvillojë me 25 shkurt kundër skuadrës së Pohronie.