Newcastle United është duke e shqyrtuar mundësinë për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, raporton ‘Fichajes’.
Ish-futbollisti i PSG-së në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me torinezët, dhe duket se lojtari do të largohet nga Juve si lojtar i lirë.
Rabiot verën e kaluar ishte i lidhur me transferimin tek Manchester United, por në fund dështoj marrëveshja mes dy palëve dhe francezi mbeti në Torino.
Megjithatë, reprezentuesi i ‘Gjelave’, gjatë verës që vjen mund të bëhet pjesë e futbollit anglez pasi që Newcastle dëshiron lojtarin.
Drejtuesit e Newcastle-s thuhet së shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.