Në fund të muajit gusht përkatësisht me 31 gusht të vitit 1988, ekipi i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Radniçki i Nishit, rrëzohet në stadiumin në Prizren, në një atmosferë madhështore, ku ishin të pranishëm mbi 5 mijë shikues.
Sulmuesi Rexhep Gaxholli me shokë treguan lojë të madhe, duke e eliminuar ekipin serb nga garat e Kupës siç quhej atëkohë “Marshall Tito” në futboll.
Prizrenasit e fitojnë takimin me rezultat 1:0 falë golit të Besim Nikoliqit, që e kishte realizuar në minutën e 43-të.
Pasi që prizrenasit e kishin humbur takimin e parë në Nish me 1:0, u desh që penalltitë të përcaktojnë kualifikuesin për në çerekfinale.
Liria me penallti u tregua më e suksesshme duke fituar me rezultat 2:1.
Portieri i Lirisë, Milenko Bjeliq priti katër penallti, të Mitroviqit, Llukiqit, Momçilloviq, e Manojlloviq dhe golin e vetëm nga penalltia për mysafirët e shënoi Jakshiq.
Për Lirinë realizuan nga penalltitë: Zenel Luma e Nedim Tutiq, dështuan Besim Nikoliqi e Osman Ramadani.
Liria – Radniçki 1:0 në kohë të rregullt – 2:1 me penallti
Stadiumi në Prizren.
Shikues: 5.000.
Shënues: Besim Nikoliqi (43’).
Liria: Milenko Bjeliq, Besim Çejku, Ivica Cvetanovski, Besim Nikoliqi, Behajdin Gjinali, Bedredin Gjinali, Zenel Luma, Nedim Tutiq, Rexhep Gaxholli (Gëzim Hasi), Osman Ramadani dhe Sahit Kelmendi.
Radniçki: Peiq, Millosheviq, Momçilloviq, Kuzmanoviq, Bankoviq, Vishniq, Jakshiq, Rinçiq (Antonieviq); Mitroviq, Manojlloviq dhe Miçiq (Llukiq).