Sot, para ndeshjes kampionale ndaj Ferizajt në udhëtim, FC Prishtina ka bërë një veprim interesant.
Fotoja e ekipit startues te Prishtina sot ishte shumë më ndryshe se zakonisht.
Dikush mbylli gojën, dikush veshët e dikush sytë si një mesazh për gabimin e tmerrshëm që gjyqtari Mentor Ajeti bëri xhiron e kaluar në ndeshjen Dukagjini-Prishtina.
“Padrejtësia çdokund është kërcënim për drejtësinë kudo!”, ishte përshkrimi që klubi kryeqytetas ia la fotografisë.