Bajrami po lë gjurmë

Futboll

Bajrami po lë gjurmë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka vetëm pak ditë nga transferimi i tij te Sasuolo.

Mesfushori shqiptar u largua nga Empoli dhe duket “i rilindur”.

E vetmja ndeshje e zhvilluar jo në nivelin e lartë ishte ajo e djeshmja kundër Napolit.

Por këta të fundit kanë marrë arratinë dhe po kalojnë sezonin më të mirë në Serinë A, duke e mbyllur çështjen e titullit para kohe.

Mediat në Itali tregojnë se Napoli është duke e vëzhguar me kujdes Bajramin dhe e kanë në listën e lojtarëve që mund ta marrin gjatë merkatos së verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat