Ferizaj është në festë, regjistron katër pikë për dy ndeshje të pjesës së dytë të kampionatit.
Pas barazimit 0:0 me Gjilanin në Gjilan, sot si vendas e gjunjëzuan me rezultat 1:0 Prishtinën, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në një kohë të bukur e me diell, që i ngjante një pranvere të parakohshme, ferizajasit e trajnerit Andrej Panadip treguan lojë të mirë dhe me meritë arkëtuan tre pikë.
Në minutën e 42-të, Mateo Panadip ka realizuar nga afërsia pas një asistimit të bukur të Sadriut.
Ferizaj është në fund të tabelës me 17 pikë dhe Prishtina është në të katërtin me 27.