Llapi i Podujevës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Tre pikë që e afrojnë Llapin me katërshen e madhe në elitën e futbollit të Kosovës.
Në fund të pjesës së parë, portieri i Llapit, Ilir Avdyli, ka pritur penaltinë e kapitenit të mysafirëve, Muja.
Për Llapin shënuan Alidema (47’), Firmino (74’) dhe për Trepçën ’89 realizoi Muja (59’).
Llapi zë vendin e pestë me 26 pikë e Trepça '89 të shtatin me 22 pikë pas 20 jave në elitën e futbollit të Kosovës.