Arsenali pas humbjes (1:3) nga Manchester City, sot ka shënuar fitore në frymën e fundit por kësaj radhe në udhëtim me rezultat 2:4 kundër Aston Villës.
Skuadra nga Birmingahmi dy herë kaloi në epërsi por nuk ia doli të marrë pikë ndaj liderit të tabelës, Arsenali.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar, duke dëshmuar angazhim të madh në petkun e Arsenalit.
Për Aston VIllën realizuan Watkins (5'), Coutinho (31') dhe për Arsenalin Saka (16'), Zinchenko (61'), Martinez (90+3’ – autogol), Martinelli (90+8'.
Arsenali pas dy humbjeve e një barazimi, i kthehet fitoreve.
Arsenali pas Arsenali kryeson me 54 pikë pas 24 jave në Premier League dhe Aston Villa renditet në pozitën e 11-të me 28.