Sot me fillim nga ora 16:00 Manchester City zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Nottingham Forest, e vlefshme kjo për xhiron e 24 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, kampioni anglez e mposhti Arsenalin me rezultat 3:1, kurse Nottinghami u mposht 2:0 nga Fulhami, raporton KosovaPress.
Momentalisht, City zë vendin e parë me 51 pikë, krahas Nottinghamit që renditet në pozitën 14 me 24 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Nottinghamin mungojnë Awoniyi, Biancone, Boly, Henderson, Kouyate, McKenna, Niakhate, Richards, Lingard dhe Yates, kurse te City nuk do të paraqiten Mendy dhe Stones.
Tanimë trajnerët kanë vendosur se kush do të jenë titullarët, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Nottingham Forest (4-3-2-1): Navas; Lodi, Worrall, Felipe, Aurier; Shelvey, Colback, Danilo; Gibbs-White, Freuler; Johnson
Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Walker, Dias, Laporte; Rodri, Silva; Foden, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland