Thaçi tregon se si e mposhti Dukagjinin

Futboll

Thaçi tregon se si e mposhti Dukagjinin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:43
Arsim Thaçi - në të djathtë, gjatë një konsuldimit

Drita ka marrë fitore të thellë ndaj Dukagjinit me rezultat 5:1.

Ka qenë një duel i dominuar nga skuadra vendase, por katër gola realizuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka thënë se kishte presion për fitore më shumë për trajnerin, pasi nuk është mirë t’i kishte humbur dy ndeshje radhazi.

“Normalisht nuk do të ishte mirë që trajneri i ri t’i humbiste dy ndeshje radhazi dhe për këtë mund të them se kishte presion.

Drita është një skuadër që ka gjithmonë rezultate pozitive dhe nuk do të ishte mirë të dështonim”, tha Thaçi.

Tutje trajneri malishevas i Dritës u shpreh se shfrytëzuan rastet në pjesën e dytë dhe se është i lumtur për fitoren.

“Në pjesën e parë patëm mundësi shënimi por nuk i realizuam rastet që i patëm.

Në pjesën e dytë ishim më efikas. Rastet të cilat nuk i shënuam në pjesën e parë, i shënuam në pjesën e dytë.

Jam i lumtur për fitoren”, deklaroi Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat