Është ndërprerë serie prej pesë ndeshjeve pa humbje në Superligë e Dukagjinit.
Skuadra klinase ka pësuar humbje në udhëtim te Drita me rezultat të thellë 5:1.
Armend Dallku ka thënë pas ndeshjes se goli i dytë i Dritës i shokoi futbollistët e tij të cilët ranë dhe pësuan edhe golat e tjerë.
“Ishte shok psikologjik pasi pranuam golin e dytë. E kishim lojën nën kontroll.
Shënuam golin dhe ndryshuam skemën për ta pritur e për ta dënuar kundërshtarin”.
“Goli i dytë na ‘preu këmbët’, ndërsa goli i tretë erdhi shumë shpejtë.
Ne brenda lojës duhet të marrim përgjegjësi”.
“Kishim shumë mundësi në pjesën e parë, por lojtarët duhet të mësohen të marrin përgjegjësi. Më vjen keq sepse rezultati është shumë i thellë”, deklaroi Dallku.
Pas kësaj humbje Dukagjini zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë.