Panadiç i lumtur me tre pikët ndaj Prishtinës

Futboll

Panadiç i lumtur me tre pikët ndaj Prishtinës

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:38
Andrej Panadi

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç, ka theksuar se fitorja ndaj Prishtinës, ka qenë një prej ndeshjeve më të luftuara nga lojtarët e tij brenda në fushën e lojës.

Ferizaj të shtunën fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 1-0, duke rritur gjasat për mbijetesë.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me këtë fitore.

Jam shumë i kënaqur edhe me përparimin që kanë shënuar lojtarët e mi, dhe jam i kënaqur me lojën që treguam”.

“Fillimi ka qenë i vështirë.

Sot ka qenë loja më luftarake e sezonit, fituam duelet që i kishim”, është thënë Panadiç.

Ferizaj mbetet i fundit në renditje me 17 pikë, duke u afruar më Malishëven dhe Drenicën në luftën për mbijetesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat