Goditet me shqelm në fytyrë dhe largohet me barelë nga fusha

Futboll

Goditet me shqelm në fytyrë dhe largohet me barelë nga fusha

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 19:21
Momenti kur futbollisti mbetet i shtrirë në fushë

Një moment i frikshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Chelsea - Sauthampton të vlefshme për javën e 24-t të Premier League në futboll.

Teksa ishte një goditje nga këndi në favor të miqve, sulmuesi Sekou Mara tentoi të gjuante topin me një veprim akrobatik, por goditi në fytyrë mbrojtësin “bluve të Londrës” Cezar Azpilikueta.

Spanjolli u rrëzua në tokë dhe qëndroi disa minuta shtrirë.

Më pas largohet me barelë nga fusha

Rikujtojmë që Chelsea u mposht me rezultatin 0:1 nga Sauthampton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat