Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Newcastle United dhe Liverpoolit, ku ky i fundit hynë në pushim në epërsi prej dy golave.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St.James Park”, Liverpooli po avancon me rezultat solid 2:0 ndaj Newcastle.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Darwin Nunez, i cili kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’.
Ndërkaq, golin e fundit të pjesës së parë e shënoi Cody Gakpo, i cili thelloi epërsinë e Liverpoolit në 2:0 në minutën e 17’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë, 2:0 në favor të Liverpoolit.