Trigueros humb toruan.
Mesfushori 31-vjeçar i Villarealit i ka dhënë një grusht të pastër mesfushorit të Mallorcës, Daniel Rodriguez.
Gjithçka ndodhi në minutën e 21-të të ndeshjes, me Trigueros, që pasi pasoi topin, u kthye për t’i dhënë një grusht kundërshtarit.
Nuk kishte dyshime për arbitrin, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq mesfushorit.
Villareali mbeti kështu me 10 futbollistë, duke komplikuar ndeshjen.
Kujtojmë që vetëm një minutë para grushtit të Trigueros, Muriqi asistoi për Kadewere, i cili shënoi golin e avantazhit për Mallorcën.