Futbolli i Kosovës ka mbetur pa një ikonë, pasi Mnetor Zhdrella i ka dhënë zyrtarisht fund karrierës së shkëlqyer si futbollist.
Njëri nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave në vendin tonë i ka dhënë fund karrierës, derisa u nderua nga Llapi.
Para ndeshjes me Trepçën ’89, Zhdrella u përshëndet me tifozerinë llapjane derisa u nderua nga Llapi për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër.
“Mjeshtri edhe zyrtarisht përshëndetet nga futbolli aktiv.
Klubi e ka nderuar me mirënjohjen e karrierës dhe i ka dhuruar fanellën me numër 7.
Suksese në karrierë, Mentor Zhdrella”, ka shkruar faqja zyrtare e Llapit.
Zhdrella ka pasur një karrierë të shkëlqyer, teksa ka veshur fanellat e 2 Korrikut, Hysit, Prishtinës, Dritës, Llapit, Feronikelit dhe Dukagjinit të Klinës.
Për një kohë të shkurtër numri shtatë më i famshëm në futbollin e pasluftës në Kosovë ka bartur edhe fanellën e Partizanit të Tiranës..