Milani kthehet me pikë të plota nga stadiumi "Brianteo" në Monza, duke fituar me rezultat 1:0 ndaj Monzës.
Futbollisti Messias i ka dhuruar fitoren Milanit, duke shënuar në minutën e 31-të.
Milani pas një serie të zezë të rezultateve, i kthehet fitoreve dhe vazhdon hapin për vend të dytë.
Pas javës së 23-të në Serie A, Miani renditet në vend të tretë me 44 pikë dhe Monza është në të dhjetin me 29.