Samir Ramizi vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e tij, Winterthurin në elitën e futbollit të Zvicrës.
Sulmuesi 31-vjeçar nga Lugina e Preshevës, të shtunën shënoi golin e pestë të sezonit në barazimin ndaj Sionit (1-1) në kuadër të xhiros së 21-të të elitës zvicerane të futbollit.
Ramizi realizoi nga penalltia në minutën e 17-të të ndeshjes, ndërsa ishte goli i tretë në pranverë në pesë ndeshje.
Ai luajti gjithë ndeshjen, bashkë me qendërmbrojtësin, Granit Lekaj, ndërsa Eris Abedini dhe Josef Pukaj ishin në bankën rezervë.
Te Sioni nga minuta e 60-të është inkuadruar Kevin Halabaku.
Winterthuri pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ka 21 pikë, ndërsa Sioni një më shumë.