Christensen nuk do të largohet!
Andreas Christensen, i cili erdhi në verë nga Chelsea me parametra zero, nuk do të lëvizë nga Barcelona.
Drejtuesit katalanas ia kanë bërë të qartë vendimin lojtarit dhe ai do të vijojë të jetë përsëri pjesë e projektit të Xavi-t.
Kështu raportojnë mediet spanjolle, pasi në javët e fundit ka pasur shumë zëra se Andreas ka menduar largimin nga Barça, por tani situata duket sa ka ndryshuar, kjo sepse klubi dhe trajneri besojnë te danezi.