Anis Mehmeti e ka fituar menjëherë fanellën e titullarit te Bristol City.
Lojtari shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndaj Sunderland në barazimin 1:1.
Mehmeti është zgjedhur si lojtari i ndeshjes te Bristol City nga ana e tifozëve.
Por ashtu si edhe në ndeshjen e parë, Mehmeti është ndalur nga shtylla dhe mbetet në pritje të golit të parë.