Kastrioti do të presë Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.
Krutanët ndodhen në momentin e tyre më të keq dhe për këtë arsye trajneri Ardian Mema dha dorëheqjen duke u larguar nga pankina.
Tashmë ata do të jenë nën drejtimin e Emiljano Çelës i cili do të kërkojë përmbysjen dhe të tregojë forcën e ekipit.
Nga ana tjetër duket se bardheblutë janë gati për tu rikthyer tek fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë.
Padyshim favoritë në letër është ekipi i Shehit të cilët renditen në vendin e parë me 37-pikë ndërsa krutanët pozicionohen në vendin e fundit me 20 pikë.
KASTRIOTI; Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Mehmeti, Greca, Rexhinaldo;
Trajner: Emiljano Çela
TIRANA; Bekaj, Haxhiu, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Nikqi, Patrik;
Trajner: Orges Shehi.