Kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot, akoma nuk ka vendosur për të ardhmen.
Ish-futbollisti i PSG-së, duke folur për ‘Sky’, ka thënë se është i foksuar tek torinezët dhe se aktualisht nuk është duke menduar për të ardhmen e tij.
“Jam këtu në Juventus, i fokusuar në paraqitjet e mia.
Nuk po mendoj për kontratën time tani, do të shohim se si do të shkojnë bisedimet në muajt e ardhshëm”, ka thënë Rabiot.
Reprezentuesi i Francës në muajin qershor mbaron kontratën me Juventusin, dhe siç raportohet, e ardhmja e tij do të vendoset para muajit qershor.