Skuadra e Lecce-s ka befasuar në Bergamo, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Atalantën, në takimin e javës së 22-të të Serie A.
Ditë e keqe për futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me Atalantën pësuan humbje si vendas.
Për Leccen shënuan Ceesay (4') e Blin (74') dhe për Atalantën realizoi Hojlund (87').
Atalanta është në vend të pestë me 41 pikë e Lecce është në të 13-tin me 27.