Ballkani i Therandës ka fituar në minutën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Drenicës së Skenderaj.
Futbollisti Albion Rrahmani është fatal për skuadrën nga Skenderaj.
Golat për Ballkanin i ka shënuar Rrahmani (26’ e 90’) dhe për Drenicën realizoi Bissouka (10’).
Ballkani kryeson me 44 pikë, duke lënë pas Dritën me 41 sosh.
Drenica bie në vend të nëntë me 20 sosh pas javës së 20 në elitën e futbollit të Kosovës.